BALLKAN, 23 Dhjetor 2022, 17:09

Tensionet në veri, ministri serb sulmon ndërkombëtarët: Mbështesin në mënyrë të heshtur qëllimin e Kurtit për të dëbuar serbët nga Kosova

Tensionet në veri, ministri serb sulmon ndërkombëtarët:

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë sot se bashkësia ndërkombëtare nuk po reagon ndaj përkeqësimit të përditshëm të situatës në Kosovë dhe se në këtë mënyrë “po i japin mbështetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të dëbojë populli serb nga Kosova.

“Duke heshtur, po i japin përkrahje Kurtit që të dëbojë popullin serb nga Kosova dhe të kërcënojë me arrestime serbët në Kosovë”, u tha Daçiç gazetarëve në Beograd.

Kujtojmë se kanë kaluar 2 javë që nga vendosja e barrikadave në veri nga serbët dhe se nuk është marrë asnjë vendim për heqjen e tyre pavarësisht thirrjeve nga Perëndimi.