BALLKAN, 21 Gusht 2022, 21:46

Sveçla reagon ndaj deklaratave të Vuçiçit: Policia mund të shkojë në veri pa pëlqimin e KFOR-it

Sveçla reagon ndaj deklaratave të Vuçiçit: Policia

Ministri i Punëve të Brendshme të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka gënjyer në konferencën e sotme lidhur me Policinë e Kosovës.

Ai në një postim në Twitter, ka thënë se një zotim nga e kaluara se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e komandës së KFOR-it, është shtrembëruar qëllimisht.

“Ministri propagandues i Millosheviçit, Vuçiç në konferencën e sotme ka gënjyer për Policinë e Kosovës. Një zotim nga e kaluara se Ushtria e Kosovës (FSK) nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e komandës së KFOR-it, është shtrembëruar qëllimisht. Policia e Kosovës është e autorizuar të sigurojë sundimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë qytetarët përreth Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Në fjalimin që ishte paralajmëruar qysh pas dështimit të negociatave në Bruksel, të enjten, presidenti i Serbisë ka mbajtur një fjalim pas takimit me serbët e Kosovës. Ai ka thënë që gjatë këtij takimi, mori besimin nga serbët për zgjidhje kompromisi, për çështjen e targave dhe dokumenteve.