BALLKAN, 20 Gusht 2022, 19:43

Tjetër tragjedi në Turqi, 16 viktima pasi kamioni mori përpara turmën e njerëzve

Tjetër tragjedi në Turqi, 16 viktima pasi kamioni mori përpara

Një kamion është përplasur me mjekët e ndihmës së parë qe po asistonin viktimat e një tjetër aksidenti në Turqi.

Mediat në vend raportojnë se kamioni u përplas me turmën e njerëzve vetëm pak minuta pasi në vendin e ngjarje një tjetër kamion ishte përplasur me dy automjete. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në distriktin juglindor të Turqisë, Mardin.

Për pasojë raportohen 16 viktima dhe 29 të plagosur, 8 prej të cilëve janë në gjendje kritike. 

Aksidenti, sipas asaj që raportojnë mediat, ishte i ngjashëm me masakrën në Gaziantep ku humbën jetën 16 persona dhe mbetën të plagosur 21 persona.

Fillimisht, pranë një karburanti në zonë, një kamioni gjysmërimorkio nuk i punuan frenat dhe u rrotullua dy herë e më pas u përplas me dy automjete të tjera. Më pas, një kamion tjetër që vinte nga pas goditi ekipin e parë mjekësor dhe qytetarët e mbledhur në afërsi.

Mes viktimave kishte dhe fëmijë.