BALLKAN, 22 Prill 2023, 19:36

Shqiptaro-amerikani përplas me makinë gruan, del dhe e sulmon fizikisht

Shqiptaro-amerikani përplas me makinë gruan, del dhe e sulmon

Policia e Kosovës ka arrestuar një shqiptar, më nënshtetësi amerikane, pasi ditë më parë përplasi qëllimisht me autoveturën e tij një grua në qytetin e Prishtinës.

Mediat kosovare raportojnë se personi në fjalë pasi e goditi me makinë gruan, doli nga makina dhe vijoi ta sulmonte dhe fizikisht atë.

Me urdhër të prokurorit shqiptaro-amerikani u dërgua në paraburgim ndërkohë që grupi hetimor vijon hetimet në lidhje me rastin.

Nuk dihen ende motivet apo shkaqet e veprimeve të rënda të ndërmarra nga shtetasi në fjalë.