TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shtetas shqiptar në Greqi është plagosur me plumb në kokë, pas një sherri për arsye banale.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, ngjarja ka ndodhur në lagjen Menidi të Athinës.
Mësohet se të shtunën e kaluar, shqiptari ka shkuar në një festë në këtë lagje në momentin që po mblidheshin karriget, kur papritur ka filluar një sherr mes tij dhe dy personave të tjerë.
Në sherr ka hyrë edhe një 35-vjeçar grek, i punësuar në një dyqan akulloresh i cili ka goditur në fytyrë shqiptarin.
Megjithëse u mendua se sherri përfundoi aty, në orët e para të ditës së sotme, shqiptari ka shkuar i armatosur në të njëjtin vend duke hapur zjarr ndaj 35-vjecarit grek dhe duke e plagosur në këmbë.
Duke u larguar, shtetasi shqiptar është përplasur me një kalimtar duke i rënë arma nga dora. Armën ka arritur ta marrë 35 vjeçari grek, i cili ka hapur zjarr ndaj shqiptarit duke e plagosur rëndë në kokë. Të dy janë transportuar në spital, ku greku është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa shqiptari është në gjendje shumë të rëndë.
Bëhet me dije gjithashtu se shqiptari i sapodalë nga burgu është me origjinë nga Fieri dhe rezulton person me precedentë të rëndë penal.