TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga shefi i Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Aivo Orav, ku shprehen pakënaqësi lidhur me mosrespektimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme të datës 25 qershor 2025.
Në letrën e Orav që ka siguruar Telegrafi thuhet se, për shkak të situatës politike dhe në interes të qëndrueshmërisë institucionale, zyrtarët e nivelit të lartë nga shtetet anëtare të BE-së dhe nga institucionet evropiane do të përmbahen përkohësisht nga mbajtja e takimeve me kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Ky vendim do të qëndrojë në fuqi deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.
Lidhur me këtë, ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu.
Ai theksoi se Kurti mbetet kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës dhe se Kryeministria është vendi i tij i punës.
“Kushdo që kërkon takim me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës duhet të vijë në vendin ku punon kryeministri. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se nuk mund të zhvillohen takime pune edhe jashtë zyrës së tij, por për këtë duhet të ketë dakordim të palëve”.
“Takime jashtë mjediseve të Kryeministrisë kanë ndodhur edhe në të kaluarën, edhe kur ai ka qenë me mandat të plotë,” tha Kryeziu për KosovaPress.