TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Agron Mehemeti, dëshmitar i masakrës së Reçakut 24 vjet më parë, ku serbët ekzekutuan 45 civilë shqiptarë, rrëfeu në një intervistë për Euronews Albania tmerrin që kishte parë me sytë e tij.
Mehmeti tregoi se serbët rrethuan fshatin, hynë derë më derë dhe nxorën djemtë dhe burrat duke i ndarë nga gratë. Mes tyre ishte xhaxhai i Mehmetit, vajza dhe djali e tij.
“Atë ditë masakruan shumë banorë. Këtë e bëri regjimit i Millosheviçit vetëm se ishin shqiptarë dhe qëndronin në shtëpitë e tyre.
Isha pranë shtëpisë sime, me xhaxhai, ku serbët plagosën fillimisht djalin e xhaxhait 9 vjeç, xhaxhain e vranë me plumb në kokë dhe vajzën e tij në gjoks.
Kanë masakruar me mjete luftarake dhe armë të ftohta, ka pasur njerëz pa kokë, nxjerrje të syve, heqje të zemrës dhe të organeve”, rrëfeu Memeti.