BALLKAN, 24 Janar 2024, 19:03

Presidenti i Maqedonisë vizitë zyrtare në Kosovë, pritet nga Vjosa Osmani

Presidenti i Maqedonisë vizitë zyrtare në Kosovë, pritet nga

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Kosovë.

Pendarovski pritet të takohet me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani në orën 11:00 në Presidencë.

Sakaq, ende nuk dihet arsyeja e vizitës së kreut të shtetit të Maqedonisë së Veriut apo temat e diskutimit që do të zhvillohen mes dy presidentëve.