BALLKAN, 10 Shkurt 2023, 14:06

Pjesëtari i FSK-së rrëfen shpëtimin e 2-vjeçares nga rrënojat e tërmetit në Turqi: Na pa në fytyrë dhe filloi të qeshë

Pjesëtari i FSK-së rrëfen shpëtimin e 2-vjeçares nga

Kontingjenti i FSK-së, i cili përbëhet nga specialistët e kërkim-shpëtimit urban, personel mjekësor ushtarak dhe qen të kërkim-shpëtimit, është nisur drejt Turqisë mbrëmjen e 6 shkurtit.

Aktualisht, ky kontingjent është i stacionuar në Hataj – njërin nga rajonet më të prekura nga tërmeti.

“Qyteti është i shkatërruar plotësisht, është një katastrofë. Ne e kemi shumë të vështirë edhe komunikimin me udhëheqësit tanë në Kosovë, sepse nuk ka as internet e as valë telefoni. Është shkatërruar gjithçka. Nuk ka asnjë ndërtesë të banueshme, ose janë rrëzuar komplet, ose dëmtuar shumë”.

“Rrugët janë të bllokuara nga rrëzimi i banesave, njerëzit janë duke fjetur në rrugë, janë duke ndezur zjarr dhe duke qëndruar aty. Në trotuare ka shtretër që kanë arritur t’i nxjerrin nga banesat që nuk janë rrënuar komplet. I kanë vendosur rrugëve dhe janë duke qëndruar aty”, rrëfen Syla.

“Ata nuk kanë dashur të largohen, me sa kuptova, se janë duke pritur ende për të afërmit e tyre që të nxirren nga gërmadhat”, thotë komandanti i kontingjentit të FSK-së për kërkim-shpëtim.