TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka përfunduar takimi në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në kuadër të dialogut mes dy vendeve, takim ku të pranishëm ishin edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe emisari për dialogun Miroslav Lajçak.
Fillimisht përfaqësuesit e BE-së takuan ndaras Kurtin e Vuçiçin, ndërsa takimi trepalësh ishte parashikuar të niste në orën 13:30, por ka nisur me rreth dy orë vonesë.
Në agjendë ishin diskutimet për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Pas takimit trepalësh Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme e siguri, Josep Borrell, do të japë një deklaratë për media, por ende nuk ka informacionb se kur do të mbahet konferenca.
Propozimi franko-gjerman nuk parashikon njohjen reciproke mes Prishtinës e Beogradit, por se detyron palët të pranojnë dokumentet dhe simbolet shtetërore të njëra-tjetrës.
Kryeministri i Kosovës ka deklaruar më parë gjatë ditës se është optimist në lidhje me atë që mund të arrihet nga takimi i sotëm, por ka shtuar se jo gjithçka varet prej tij.
Ndërkohë presidenti serb Vuçiç, ka qenë i qartë në deklaratat e tij ditën e djeshme se nuk do të nënshkruajë asnjë dokument në Ohër dhe se nuk ka marrë paraprakisht asnjë draft nga BE.