BALLKAN, 6 Shkurt 2023, 09:33

Tërmeti në Turqi, Ambasada e Kosovës publikon kontaktet: Qytetarët shqiptarë të telefonojnë nëse kanë raste emergjence

Tërmeti në Turqi, Ambasada e Kosovës publikon kontaktet:

Ambasada e Kosovës në Ankara ka reaguar pas tërmetit shkatërrues, prej të cilit deri tani raportohen 500 të vdekur në Turqi dhe Siri dhe mbi 2 mijë të tjerë të plagosur.

Teksa ka shpreh ngushëllimet për jetët e humbura, ambasada ka vënë në dispozicion disa numra kontakti ku qytetarët shqiptarë mund të telefonojnë për raste emergjente. Deri tani nuk ka informacioni për shqiptarë.

Njoftimi i ambasadës: 

“Ndjejmë dhimbje të thellë për viktimat si pasojë e tërmetit që goditi disa provinca të Turqisë në mëngjesin e sotëm.

Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për popullin e Turqisë dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit nga ky tërmet”, thuhet në njoftim.

Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti, luten qytetarët tanë të kontaktojnë në numrat emergjentë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99 Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91.