TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu ka thënë sot senatorëve amerikanë se kontinenti europian është nën kërcenim të destabilizimit nga Rusia.
Në një konferencë të përbashkët me senatoren Jean Shaheen, Osmani deklaroi se senatorët i ka informuar edhe për rolin destruktiv të Serbisë në rajon.
“Nuk është sekret që rendi i sigurisë brenda kontinentit europian është nën kërcënim. Ka pasur dhe vazhdon të ketë një interesim serioz nga Rusia që ta destabilizojë kontinentin dhe rajonin tonë. I informova mysafirët tanë nga Senati i SHBA-së po ashtu për rolin destruktiv që Serbia po vazhdon ta luajë në rajonin tonë si aleat i Rusisë, si një përpjekje për ta tërhequr rajonin tonë drejt së kaluarës”, deklaroi ajo.