TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëvendëskomandant i Policisë në rajonin e Pejës, Veton Elshani ka thënë se nuk ka arsye të besohet se të shtënat në Deçan, që morën jetën e tre personave, lidhen me ndonjë akt terrorist.
Nga Spitali i Pejës ai ka konfirmuar se tre persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave që kanë ndodhur rreth orës 19:00.
Nga tre të vdekurit, dy janë nxënës, ndërsa i treti shofer i autobusit. Shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy nxënësit më vonë, pasi s’kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve.
Një person i katërt është duke u trajtuar në këtë spital. Ai është jashtë rrezikut për jetë.
“Nuk kemi ndonjë arsye të besojmë se kemi të bëjmë me akt terrorist apo sulm në tërësi në autobus. Një person i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Policia është në vendin e ngjarjes. Njësitet e krimeve të rënda janë në vendin e ngjarjes. Po hetohen të gjitha pistat. Të gjithë jemi në vendin e ngjarjes”, ka thënë Elshani.