BALLKAN, 20 Janar 2025, 11:07

Ngjarja tragjike/ Zjarr fatal në shtëpinë e të moshuarve, vdesin 8 persona, dhjetra të lënduar

Ngjarja tragjike/ Zjarr fatal në shtëpinë e të moshuarve,

Një ngjarje fatale është regjistruar në Serbi ku kanë vdekur 8 persona dhe 7 të tjerë të janë lënduar. Tetë viktimat janë të moshuarit në një azil në Serbi, i cili u përfshi nga flakët rreth orës 3:30 të mëngjesit.

Dyshohet se ka qenë një nga të moshuarit me probleme të shëndetit mendor, që i ka vendosur flakën një prej dyshekëve në dhomën e gjumit.

Në momentin që ndërtesa u përfshi nga flakët, ndodheshin 30 të moshuar, 8 nga të cilët ndërruan jetë, 7 u lënduan rëndë, mes tyre dhe autori i zjarrit, ndërsa 15 të tjerë u evakuan.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen që ndodhi në azilin ku qëndronin më shumë se 30 të moshuar dhe stafi që përkujdesej për ta.