TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari aktual i komunës së Tuzit dhe ai i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ka thënë për “Vijesta” se kanë arritur një fitore bindëse në zgjedhjet lokale në atë komunë dhe se në Tuz do të kenë shumicën absolute. Ai tha se po shpallin fitore absolute dhe se deri më tani kanë fituar kanë 18 mandate.
Fikret Ljuljanaj, anëtar i shtabit zgjedhor të koalicionit të Forumit Shqiptar, tha se kanë fituar nga 18 deri në 19 mandate.
Sot në komunën shqiptare të Tuzit në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale. Qytetarët zgjodhën mes katër koalicioneve dhe tre listave të pavarura dhe sipas ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, 12.387 persona kishin të drejtën e votimit.
Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të Tuzit, Nik Gjeloshaj, është bashkuar me Lidhjen Demokratike të Shqiptarëve, Unionin Kombëtar Shqiptar dhe Lidhjen Demokratike të Malit të Zi nën emrin “Forumi Shqiptar”. Në krahun tjetër ishte koalicioni nga Partia Demokratike Socialiste, e presidentit aktual Milo Gjukanoviq, Socialdemokratët, Partia Boshnjake dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.
Që prej vitit 2018, kjo është hera e dytë që mbahen zgjedhjet lokale që nga ndarja e kësaj komune nga komuna e Podgoricës.