BALLKAN, 2 Qershor 2022, 19:29

Lija e majmunit në Greqi, shfaqet rasti i parë i dyshuar në Selanik

Lija e majmunit në Greqi, shfaqet rasti i parë i dyshuar në

Rasti i parë i dyshuar i lisë te majmunët u shfaq në Greqi dhe më konkretisht në Selanik. Sipas informacioneve bëhet fjalë për një 61-vjeçar me origjinë marokene, i cili po trajtohet në spitalin Papageorgiou në Selanik.

61-vjeçari maroken është vendosur në izolim të rreptë, ndërsa i është nënshtruar menjëherë të gjitha ekzaminimeve të nevojshme për të përcaktuar nëse është vërtet i sëmurë. Rezultatet priten nesër, nga Universiteti Aristoteli i Selanikut, ku janë dërguar. 

Sipas informacioneve, pacienti maroken ka ardhur i vetëm në urgjencën e spitalit dhe po trajtohet në gjendje të mirë me simptoma të kufizuara të sëmundjes. Siç mësohet, 61-vjeçari maroken ka ardhur në Selanik me një fluturim nga Stambolli.