TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e bëri me dije se nuk është pro masave të vendosura kundër Kosovës. Ai tha se heqja e tyre është e mundshme dhe se i mbështet personalisht. Por, ky qëndrim duket se nuk është i gjithë BE-së. Lajçak e mbështet heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, Stano: S’ka ndodhur ende deeskalimi
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e bëri me dije se nuk është pro masave të vendosura kundër Kosovës. Ai tha se heqja e tyre është e mundshme dhe se i mbështet personalisht. Por, ky qëndrim duket se nuk është i gjithë BE-së. Kur Lajçak u pyet në një forum që u mbajt në Budva të Makut të Zi se çfarë do të ndryshojë, ai tha se nuk është mirë që Kosova është nën masa.
“Në rrethanat aktuale nuk është mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së. Dhe kjo është çështja që duhet të adresohet. Heqja e sanksioneve? Kjo është njëra nga mundësitë që personalisht i mbështes”, u pyet Lajçak në një panel të Forumit 2BS, që u mbajt në Budva. Edhe pse e mundshme sipas Lajçakut, Bashkimi Europian sot ka përsëritur qëndrimin se masat hiqen kur tensionet bien, përkundër rrethanave të reja që u krijuan nga sulmi terrorist në Banjskë. Pa konfirmuar nëse është përgatitur ndonjë paketë masash ndaj Serbisë për sulmin në veri të Kosovës, Stano tha se Kosova duhet të zbatojë kërkesat e BE-së për t’u hequr masat.
“Në këtë fazë ne vërtet duhet të shohim, së pari hapa drejt një deeskalimi kuptimplotë; rikthimi në dialog; dhe sa i përket ngjarjeve të 24 shtatorit një hetim të plotë dhe përfundimtar”, theksoi sot Stano. Po ashtu, ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tavolinën e dialogut me BE-në si lehtësuese, për të cilën tha se është ndërmjetëse e ndershme. “Nuk ka rrugë tjetër, duhet t’i kthehemi dialogut”, tha Stano.
Kundër masave të BE-së ndaj Kosovës sot ka folur edhe presidenti i një shteti anëtar – Zoran Milanoviq i Kroacisë pasi shkeli njërën prej masave duke pritur në takim presidenten Vjosa Osmani. Ai madje ftoi edhe shtetet e tjera anëtare që t’i shkelin këto masa dhe të takohen sa më shpesh me përfaqësuesit e Kosovës. Derisa fajtor për këto masa bëri drejtpërdrejt Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, se i ka ndërmarrë ai me ekipin e tij dhe jo Këshilli i Ministrave. “Masat që i ka ndërmarrë Komisioni Europian, nga zoti Borrell, i cili shpresoj që së shpejti të shkojë në pension, pra nuk janë masa të ndërmarra nga Këshilli i Ministrave, por masa të ndërmarra nga Komisioni Europian, nga Borrelli dhe ekipi i tij, të cilat ndalojnë dhe na kërcënojnë të gjithë ne të takohemi në disa nivele me përfaqësues të Kosovës në nivel të lartë”, tha sot ai.