TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, gjatë vizitës në Paris.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social “X”, u shpreh se O’Brien ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën. “Diskutuam përparimin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës i njohur gjerësisht nga organizata ndërkombëtare”, shkroi Kurti.
Ai shtoi më tej se ka përsëritur përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si objektiva kryesore strategjike.