TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Me nxjerrjen e kësaj rregulloreje, BQK-ja është kujdesur në maksimum për ruajtjen e pavarësisë së saj të plotë institucionale dhe menaxheriale. Me këtë BQK-ja ka dëshmuar nivel mbresëlënës të profesionalizmit, komponentë e rëndësishme në garantimin e integrimit të suksesshëm të sistemit tonë monetar në platformat dhe mekanizmat e bashkëpunimit rajonal dhe ato brenda eurozonës”.
40 mijë llogari bankare për serbët në Kosovë – Murati jep sqarime për Rregulloren e BQK-së
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se janë mbi 40 mijë llogari bankare që janë në dispozicion të qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë, përmes të cilave mund të pranojnë pagesa edhe në transfere ndërkombëtare.
“Çështja e dytë që është parashtruar ka qenë përdorimi i valutës së huaj për pagesa në Republikën e Kosovës, që deri më tani në disa raste ka mundur të jetë edhe praktikë, por konsideroj që në një shtet ku valuta zyrtare është Euro është më e përshtatshme që Euro të përdoret për pagesë”, ka thënë Murati.
Ministri ka shtuar se ka qenë më tepër obligim dhe detyrim i shtetit serb që e vetmja mënyrë që dikush ta pranoj pensionin, pagën apo ndihmën sociale të jetë në valutë të huaj pra dinarit serb.
“Me këtë mënyrë përmes transfereve ndërkombëtare besoj që do të ketë lehtësim përmes një dakordimi mes Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Qendrore të Serbisë, dhe kjo punë do të mund të zgjidhet shumë lehtë që qytetarët të vazhdojnë jetën normale. Pra, mundësitë ekzistojnë është çështje e vullnetit ë shtetit serb nëse duan të problematizojnë dhe të krijojnë telashe qëllimshëm, apo e kanë njëmend të ndihmojnë qytetarët”, tha ai.
Sa i përket zbatimit të kësaj rregulloreje, Murati u shpreh se nuk ka qenë sekret që një pjesë e madhe e bizneseve që kanë operuar në veri, kanë operuar në mënyrë informale duke mos qenë të regjistruar dhe duke mos paguar taksa.
“Kushtetuta është mbi të gjitha, por aleatët tanë nuk janë kundër Kushtetutës sonë. Kushdo që sugjeron një gjë tillë nuk e njeh historinë e Republikës së Kosovës…. Historia e Kosovës, si shtet i pavarur e sovran është arritur me sakrificën e heronjve tanë, por edhe me mbështetjen e aleatëve që po punojnë bashkë me ne për shtrirjen e sovranitetit në veri”, tha ndër të tjera e para e shtetit.
Ndërkaq, kryeministri Kurti ka thënë se vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) janë të pavarura, dhe i tillë është edhe ai për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë.
Ai ka deklaruar se rregulloret dhe vendimet e BQK-së janë plotësisht në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Ndryshe, vet kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja, thotë se pezullimi i rregullores së këtij institucioni, që do t’i ndalonte komunitetit serb përdorimin e dinarit të Serbisë nuk është në diskutim.
“Tashmë në Leposaviç ekziston edhe zyra e ARBK-së që do të mundësoj regjistrimin e bizneseve atje”, u shpreh Murati.
Murati ka thënë se do të ketë fushatë që bizneset të fiskalizohen. “Jemi të përkushtuar që të ofrojmë edhe masa mbështetëse edhe për të gjitha bizneset e tjera”, ka thënë ai.
E lidhur me këtë të mërkurën janë deklaruar edhe e para e shtetit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Osmani tha se sa i përket zbatimit në praktikë janë duke u diskutuar një sërë opsionesh që në njërën anë do të respektohej neni 11 i Kushtetutës së Kosovës, por në anën tjetër do të lë një kohë për informimin e qytetarëve në veri në mënyrë që të zbatohet pa problem dhe me përkrahjen e shteteve aleate.
“Do të ketë një dakordim këto dy ditë dhe do të kemi edhe deklarata publike… Jam për atë që zbatimi të jetë i plotë dhe jo veç në letër dhe për të pasur zbatim të plotë na duhet edhe përkrahja e aleatëve në mënyrë që të kemi qëndrueshmëri… mund të bëhet edhe njëra edhe tjetra…”, tha ajo.
Ai ka thënë se tha se në diskutim është vetëm shtyrja e zbatimit.
Megjithatë, deri në këto momente nuk ka ndonjë njoftim nga BQK apo autoritetet tjera shtetërore për shtyrjen e zbatimit të Rregullores për Operacionet me Paratë e Gatshme.
Kjo rregullore është paraparë të hyjë në fuqi më 1 shkurt 2024./Telegrafi