TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë lënduar në një aksident rrugor në Maqedoninë e Veriut.
Mediat raportojnë se një veturë është përplasur me një furgoni, i cili po transportonte punëtorë rrugës për në Demir Hisar në Maqedoninë Veriore.
Në vendin e ngjarjes ndërroi jetë një 24 vjeçar, shofer i automjetit. Shërbimi zjarrfikës nga Manastiri ndihmoi në nxjerrjen e viktimës dhe personave të lënduar.
Nga Spitali i Manastirit thonë se 20 perona janë paraqitur për ndihmë, por janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.