TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, është dënuar me 3.8 vite burg për kontratën 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i ka paguar kompanisë “Bechtel & Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.
Ai është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.
Ish-ministrit Pal Lekaj, me vendim gjykate, gjithashtu i ndalohet të ushtrojë funksione publik në administratë publike, për 3.6 vite.
Ndërkohë ish-sekretari i Ministrisë, Nebih Shatri është dënuar me 1.8 vite burg, drejtori i Prokurimit, Besim Tahiri me 1.8 vite dhe këshilltari Eset Berisha me 3.8 vite burg.
Kompania “Hill” ishte e kontraktuar nga Qeveria e Kosovës për mbikëqyrjen e ndërtimit të kësaj autostrade. Sipas dokumentit, detyrimi monetar në raport me “Bechtel-Enkan” ishte 14 milionë euro.
Por, Lekaj nuk e kishte prezantuar zyrtarisht në Qeveri këtë raport e në mungesë të tij Ekzekutivi e kishte aprovuar pagesën prej 53 milionë eurosh shtesë për kompaninë që e ka ndërtuar autostradën.