BALLKAN, 13 Janar 2023, 13:12

Influenca ruse në Malin e Zi/ Abazoviç: Mënyra më e mirë për ta luftuar është të afrohemi më shumë me BE dhe SHBA

Influenca ruse në Malin e Zi/ Abazoviç: Mënyra më e

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar në një deklaratë për gazetarët se ndikimi rus në Malin e Zi ka qenë prezent prej dekadash.

Ai u shpreh se në të ardhmen situata do të menaxhohet më mirë për të shmangur këtë influencë, ndërsa shtoi se mënyra më e mirë për ta luftuar është të rritet influenca nga BE dhe SHBA.

“Është prezent me dekada dhe historikisht. Ka dhe gjëra shqetësuese por unë mendoj se e kemi menaxhuar shumë mirë situatën lidhur me ndikimin rus.

Kemi shpallur non grata shumë prej diplomatëve rusë dhe do e menaxhojmë dhe në të ardhmen. Mënyra më e mirë për t’u luftuar influenca ruse është më shumë influencë europiane, influencë nga SHBA”, tha Abazoviç.