BALLKAN, 15 Nëntor 2021, 16:54

Grenell: Populli i Kosovës i dha përgjigje të fortë Kurtit!

Grenell: Populli i Kosovës i dha përgjigje të fortë Kurtit!

Richard Grenell e konsideroi rezultatin e zgjedhjeve lokale në Kosovë si “mesazh i fortë ndaj kryeministrit Albin Kurti për refuzimin e bashkëpunimit me SHBA-në”.

Në profilin e tij në “Twitter”, ish-emisari i SHBA-së për zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi gjatë presidencës së Donald Trumpit, reagoi se qëndrimet kundërshtuese të Kurtit ndaj SHBA-së e dëmtoi në zgjedhjet lokale.

“Populli i Kosovës i dërgoi një mesazh të fortë Albin Kurtit se është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, pastrimin e energjisë së rinovueshme dhe Marrëveshjet e Firmosura të Normalizimit Ekonomik”, shkruan ish-zyrtari i lartë amerikan Grenell.

Në zgjedhjet lokale të fundit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti fitoi vetëm katër komuna nga 38 të tilla. Mediat dhe analistët në Kosovë e konsiderojnë këtë rezultat si ndëshkim ndaj qeverisë për performancën jo të mirë gjatë këtij mandate qeverisës.