BALLKAN, 22 Mars 2024, 17:11

"E shpërndajmë Kuvendin dhe shkojmë në zgjedhje", Kurti: Nuk ka pse të rrëzohet Qeveria

"E shpërndajmë Kuvendin dhe shkojmë në zgjedhje",

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka numëruar sukseset dhe sfidat në tre vjetorin e qeverisjes së tij. Ai është i gatshëm që vendi të shkojë në zgjedhje.

Kurti tha se ai vetëm është përgjigjur në pyetjen e gazetares, teksa tha se po të mos ekzistonte pyetja e gazetares, nuk do të ekzistonte as përgjigja e tij. “Shtrohet pyetja se pse më ka pyetur gazetarja. Gazetarja më ka pyetur se ka presupozuar dëshirën e opozitës. Nëse nuk do të kishte dëshirë të opozitës, nuk do të kishte pyetje të gazetares dhe rrjedhimisht s’do të kishte as përgjigje timen”.

“Pra, gjithçka nderohet mbi hipotezën se opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme. Unë kam shprehur gatishmërinë time që nëse opozita do zgjedhje të parakohshme mund ta bëjmë me 2/3 e kuvendit, shpërndarjen e kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje”, tha Kurti.