TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryediplomati grek, Nikos Dendias, sot ka qëndruar në Beograd për vizitë zyrtare ku është pritur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha se më të ka folur edhe për “temat e nxehta gjeopolitike” bashkëpunimin rajonal, integrimin europian, krizën aktuale energjetike, si dhe luftën në Ukrainë.
Vuçiç u kujdes që edhe në këtë takim ta falënderojë shtetin e BE-së që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.
“Vuçiç falënderoi Greqinë për qëndrimin e saj të qëndrueshëm ndaj respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, si dhe për përpjekjet e saj gjatë presidencës së Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, duke shtuar se Serbia vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për integrimin evropian të Serbisë dhe angazhimin e saj aktiv”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga presidenca serbe.
Vuçiç gjithashtu i tha kryediplomatit grek se Serbia i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Greqinë, të cilat bazohen në miqësinë e fortë, afërsinë e konfirmuar historikisht dhe solidaritetin e dy popujve.