BALLKAN, 13 Mars 2026, 09:31

Dyshohet për tri vepra penale, këngëtari i njohur, Gjesti, del sot para gjykatës në Prishtinë

Dyshohet për tri vepra penale, këngëtari i njohur, Gjesti, del

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet sot seanca e parë ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur ndryshe si Gjesti.

Ai u ndalua të mërkurën nën dyshimin për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “kanosje” dhe “dëmtim i pasurisë”.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar për se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.


Seanca dëgjimore pritet të mbahet duke filluar nga ora 09:30