TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka thënë se Serbia po bën përpjekje të nxisë reaksionin e qytetarëve serbë në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, ai ka deklaruar se llogari serbe në rrjetin social rus Telegram, të ndërlidhura me Listën Serbe, po përhapin dezinformata për KFOR-in dhe Policinë e Kosovës.
“Llogari serbe, në rrjetin social rus Telegram, të ndërlidhura me Listën Serbe, po bëjnë përpjekje për kaos në Komunën e Graçanicës, në jug-lindje të Prishtinës”, ka shkruar Musliu.
Sipas tij, këto llogari po përhapin dezinformatën se gjoja “KFOR-i i ka paralajmëruar se, Policia e Kosovës do të ndërhyjë në shtëpinë e shëndetit në këtë vendbanim”. “Kjo përpjekje është e sinkronizuar me deklaratën e sotme të Aleksandar Vuçiçit se, ‘janë sulmuar të gjitha vendbanimet – enklavat – serbe’. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje e re e Serbisë që të nxisë reaksionin e qytetarëve serbë në Kosovë!”, ka përfunduar eksperti i sigurisë.