TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesi i BE për Politikën e Jashtme dhe Siguri Josep Borrell, ka deklaruar se qëllimi i takimit urgjent që do të vijë ditën e nesërme në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, është gjetja e një zgjidhjeje dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.
Bashkimi Europian ka konfirmuar ditën e sotme takimin mes dy liderëve, Borrel dhe përfaqësuesit të unionit për dialogut, Miroslav Lajçak.
“Unë do të thërras nesër një takim urgjent të Dialogut Beograd-Prishtinë me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, le të mos i largohemi më një menaxhimi të përhershëm të krizës. Në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve”, shkroi Borrell në një postim në Twitter.
I am convening an emergency meeting of the Belgrade -Pristina Dialogue tomorrow with Prime Minister @albinkurti and President @predsednikrs
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 20, 2022
We need de-escalation of the situation, stop going from permanent crisis management & start advancing on normalisation of relations instead