TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Vuçiç të premten deklaroi se dalja e Serbisë nga Këshilli i Evropës (KiE) është një nga mundësitë në rast se Kosova pranohet në atë organizatë ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.
Për këtë deklaratë reagoi sot Viola von Cramon, e cila në postimin e saj në “X”, shkruan se sigurisht që Serbia nuk do të largohet nga kjo organizatë.
"Sigurisht që Serbia nuk do të largohet. Biseda nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt. Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do të pranojnë.
Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës", tha Cramon.
Ndryshe, Këshilli i Evropës ka konfirmuar se më 27 mars, në mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare, në rend dite do të jetë raporti për Kosovën.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.
Ndërkaq, më 24 prill u shënua hapi i parë i suksesshëm për Kosovën me vendimin e Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.