TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç pritet të takohen me 27 Shkurt në Bruksel.
Takimi është thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, sa i përket dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Sipas burimeve të Radio Evropa e Lirë, Kurti dhe Vuçiç kanë konfirmuar pjesëmarrjen në rundin e ri të dialogut. Temë e takimit pritet të jetë propozimi evropian për normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Më pas, i dërguari i posaçëm i BE, Josep Borrel do të mbajë takime veçmas me ta.
Kurti dhe Vuçiç nuk kanë zhvilluar takim në kuadër të dialogut të Brukselit që nga nëntori i vitit 2022. Vitin e kaluar, Kosovës dhe Serbisë iu dorëzua propozimi evropian, apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman.