BALLKAN, 17 Dhjetor 2024, 22:54

Aksioni/ Kapen 82 kg kokainë në Portin e Pireut, vinte nga Ekuadori. Arrestohen dy punonjës të portit

Aksioni/ Kapen 82 kg kokainë në Portin e Pireut, vinte nga Ekuadori.

Dy punonjës të lartë të terminalit të konteinerëve në Portin e Pireut janë arrestuar nën dyshimin se janë anëtarë të një rrjeti të trafikut të kokainës.

Sipas informacioneve të Rojës Bregdetare greke, ata janë pikasur duke hequr drogën nga konteinerët e bananeve gjatë natës dhe duke e transportuar jashtë portit, duke përdorur një makinë zyrtare.

Mediat greke, bëjnë me dije se gjatë kontrollit të një prej konteinerëve, u gjetën 24 kilogramë kokainë, të cilat dyshohet se dy punonjësit nuk arritën t’i transportonin gjatë natës. Në kuadër të hetimit, autoritetet greke kontrolluan gjithsej 50 konteinerë të ardhur nga Ekuadori.