BALLKAN, 22 Gusht 2025, 22:08

Aksidenti fatal me motoçikletë, humbin jetën dy vajza 16-vjeçare

Aksidenti fatal me motoçikletë, humbin jetën dy vajza

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kërçovën. Dy vajza të mitura, vetëm 16 vjeç, kanë humbur jetën pas një aksidenti me motoçikletë pranë fshatit Kolibar. Viktimat janë identifikuar si Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, të dyja nxënëse në Shkollën e Mesme të Muzikës “Drita” në qytet.

Lajmi i hidhur ka mbuluar me zi familjet, shoqërinë dhe mjedisin shkollor ku ato mësonin. Administrata e shkollës “Drita” ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta, duke theksuar se humbja e dy nxënëseve është një plagë e madhe për komunitetin arsimor.

“Drejtori, stafi mësimdhënës dhe nxënësit shprehin ngushëllimet e tyre të sinqerta për familjet e Erionës dhe Albinës, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre. U prehshin në paqe!”, thuhet në reagimin e shkollës.