TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas gati tre javësh bllokadë, deputetët e Kuvendit të Kosovës u mbledhën për seancën konstituive të Kuvendit, por dështoi sërish.
Të pranishëm në sallë ishin 119 deputetë. Dy kandidaturat e LVV, Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvalla nuk arritën të marrin votat e nevojshme për tu zgjedhur kryeparlamentare.
Edhe në seancën e sotme të konstituimit, nuk është votuar Albulena Haxhiu për kryetare parlamentit.
Më pas Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar si kandidate për kryetare të Parlamentit, Donika Gërvallën, por edhe kjo nuk ka marrë votat e nevojshme. Ajo mori 57 vota pro, 56 kundër dhe tre abstenime.