BALLKAN, 12 Korrik 2025, 12:04

“Agoni u vra nga ata që duhej ta mbronin”, protestë në Lipjan për vdekjen e 27-vjeçarit në duart e policisë

“Agoni u vra nga ata që duhej ta mbronin”, protestë

Në qytetin e Lipjanit sot është mbajtur një protestë për rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, i cili vdiq tragjikisht në duart e pesë policëve të Kosovës, ndërsa po tentonin ta arrestonin.

Në protestë, marrin pjesë edhe familjarët e Agon Zejnullahut.

Ata bashkë me disa qytetarë të tjera janë mbledhur para objektit të Komunës së Lipjanit, për të lëvizur pastaj në drejtim të stacionit të Policisë në këtë qytet. Protestuesit kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e tij.