LIFESTYLE, 20 Shtator 2021, 13:33

Babai i Dua Lipës vizitë në Kosovë, publikon foton me Albin Kurtin: Një takim nga i cili nuk doja të largohesha

Babai i Dua Lipës vizitë në Kosovë, publikon foton me Albin

Babai i këngëtares së njohur shqiptare, Dua Lipa, Dukagjini, ndodhet në Kosovë.

Ai është takuar gjatë vizitës në vendlindje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë Dukagjini, përmes disa fotosh të postuara në rrjete sociale, ku falenderon Kurtin për pritjen e bërë.

“Takimi nga i cili nuk doja të largohesha. Faleminderit Kryeministër Albin Kurti, për mbështetjen tuaj dhe pritjen e mrekullueshme”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e imazhit në të cilën shihet përkrah Kurtit.

Kujtojmë që ky takim vjen vetëm pak ditë pasi Dukagjini u takua edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Një vizitë e veçantë me zonjën shumë të veçantë. Faleminderit Zonja Presidente Vjosa Osmani për përfaqësimin tuaj të mahnitshëm të vendit tonë. Krenar që jam pjesë e ekipit tuaj të fushatës zgjedhore”, kishte shkruar Lipa pas takimit me Osmanin.