AKTUALITET, 12 Korrik 2021, 15:14

Pesë raste të reja me Covid-19, asnjë viktimë në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

Pesë raste të reja me Covid-19, asnjë viktimë në

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1749 teste, ndërkohë që janë regjistruar pesë raste të reja të të infektuarve me Covid-19.

Ndërkohë që në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Rastet e reja kanë qenë: Shkup-2 dhe Tetovë-3.

Janë regjistruar edhe gjashtë pacientë të shëruar, nga një në Shkup, Tetovë, Makedonska Kamenicë dhe Manastir dhe dy pacient të shëruar nga Velesi.