AKTUALITET, 12 Korrik 2021, 10:21

Arrestohet 52-vjeçari, në kërkim dy të rinj/ Goditën me sende të forta një person dhe më pas qëlluan me armë zjarri…

Arrestohet 52-vjeçari, në kërkim dy të rinj/ Goditën


Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të rinj që kanë lidhje familjare me personin në fjalë, pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta një persona dhe kanë qëlluar me armë zjarri në Shijak.

Policia bën me dije këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta shtetasin D. Gj., 25 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, Durrës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup, ndërsa gjatë largimit nga vendngjarja dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri në Shijak, duke prishur qetësinë publike.

Njoftimi i Policisë 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan shtetasin A. K., 52 vjeç dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasve Xh. K., 20 vjeç dhe K. K., 22 vjeç, banues në Shijak, Durrës (me lidhje familjare).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta shtetasin D. Gj., 25 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, Durrës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup. Gjithashtu, këta shtetas, gjatë largimit nga vendngjarja dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri në Shijak, duke prishur qetësinë publike.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë dhe gjatë shoqërimit të personave që mund të kishin dijeni për ngjarjen e ndodhur, shtetasi F. Ç. ka kundërshtuar me dhunë forcat e Policisë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi F. Ç., 25 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai tij, shtetasi A. Ç., 25 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasve A. K., Xh. K. dhe K. K., për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, si dhe në ngarkim të shtetasve F. Ç. dhe A. Ç., 25 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.