AKTUALITET, 17 Qershor 2018, 15:30

Arrestohet 45-vjeçari, plagosi me thikë 52-vjeçarin në Tiranë

Arrestohet 45-vjeçari, plagosi me thikë 52-vjeçarin në

Një 52-vjeçar është plagosur me thikë në zonën e Saukut në Tiranë. Për ngjarjen është arrestuar autori i dyshuar, një 45-vjeçar me inicialet G.H.

Sipas informacioneve mësohet se është sekuestruar dhe arma e krimit.

Njoftimi i plotë:

Më datë 17.06.2018, u ndalua shtetasi G.H. vjeç 45, banues në Tiranë, sepse në Sauk i Vjetër ka goditur me thikë shtetasin I.G. vjeç 52, banues në Tiranë.

Me cilësinë e provës materiale u bllokua thika. Materialet iu dërguan Prokurorisë, për Nenin 89 i Kodit Penal.