AKTUALITET, 3 Korrik 2019, 16:20

Tri shifrat e ndryshme që KQZ dha për votimet e 30 qershorit

Në të dhënat më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në total, rezulton se kanë marrë pjesë në zgjedhje 812 249 votues, nga 3 536 015 persona në listat zgjedhore, pra 22,9% e votuesve.

Të tjera shifra janë publikuar në faqjen zyrtare të KQZ, ku numri i votuesve në përqindje shënohet 24.12%.

Këto mospërputhje të shifrave të publikuara nga KQZ krijojnë dyshime në lidhje me vërtetësinë e tyre.