AKTUALITET, 18 Maj 2021, 13:40

Ardit Çela nxjerr dokumentet: Perla e radhës, KQZ futi duart dje në kuti, duke vazhduar masakrën elektorale

Ardit Çela nxjerr dokumentet: Perla e radhës, KQZ futi duart dje

Kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Beratit, Ardit Çela, denoncon në një postim në rrjetet sociale se “KQZ futi duart dje në kutinë e votimit, duke vazhduar masakrën e procesit."

Teksa e cilëson këtë si “perla e radhës nga qendra e votimit 3445”, Çela thekson se në procesverbalin e marrjes në dorëzim raportohen 738 fletë votimi të tërhequra, ndërsa në procesverbalin e mbylljes së votimit janë 700 fletë votimi.

Postimi i plotë:

Perla e radhës nga QV. 3445, kutia ku KQZ futi duart dje duke vazhduar masakren e procesit.

Ne procesverbalin e marrjes ne dorezim raportohen 738 flete votimi te terhequra!

Ne procesverbalin e mbylljes se votimit raportohen 700 flete votimi!

Nderkohe qe raportohen 310 votues, dhe flete votimi 314.

A keni akoma dyshime?