TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar që ishte bllokuar në kampin Al Hol në Siri ka mundur të shpëtojë. Sipas mediave italiane Alvini është nxjerr nga kampi dhe tashmë priten procedurat për kthimin e tij në Itali, ku do të bashkohet me babanë e tij, Afrimin.
Operacioni i shpëtimit është bërë nga Gjysmë Hëna e Kuqe, Kryqi i Kuq dhe inteligjenca italiane. Mediat në Itali bëjnë me dije se operacioni ka përfunduar pak orë më parë, ku një rol të rëndësishëm kishte dhe policia.
Po ashtu thuhet se në operacion kanë marrë pjesë dhe autoritetet shqiptare, por ende nuk ka një njoftim nga këta të fundit.
Shumë shpejt 11-vjeçari Alvin Berisha do të niset drejt Italisë ku do të bashkohet me babanë e tij Afrim Berishën.
