TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Altin Ndoci, i akuzuar për vrāsjen e vëllezërve Haxhia, do të vijojë të qëndrojë në burg. Ky është vendimi i gjykatës së Apelit në Durrës, e cila ka vendosur të lerë në fuqi masën e “arrestit në burg”.
Që prej arrestimit, Ndoci ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Nga ana tjetër organi i akuzës është shprehur e bindur se Altin Ndoci është autori i vrāsjeve dhe ndaj ka kërkuar sërish masën “arrest në burg” që është pranuar nga Gjykata.
Avokati mbrojtës i Ndocit, Saimir Vishaj, është shprehur se Prokuroria nuk ka dorëzuar asnjë provë dhe klienti i tij është i pafajshëm dhe po mbahet në burg vetëm nga presioni i medias.
Ndoci akuzohet nga prokuroria për vrāsjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt dhe vrāsjen e Besmir dhe Viktor Haxhia. Ngjarjet kanë ndodhur në një kohë të afër me njëra-tjetrën.
Për këto ngjarje në burg është dhe shtetasi Klevis Alla, i cili mësohet se ka pranuar që të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.