TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zjarri në vendin e quajtur Balgjaj në fshatin Kurdari të Bashkisë së Klosit ka përfshirë një sipërfaqe pyjore, ndërsa flakët po favorizohen nga era dhe terreni malor e ka bërë të vështirë punën e efektivëve në terren.
Në këto kushte është kërkuar ndihma nga ajri, ku helikopteri Cougar ka shkuar menjëherë në ndihmë të forcave të angazhuara për shuarjen e zjarrit.
Postimi i ministrit Niko Peleshi:
Helikopteri #Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave të angazhuara për shuarjen e zjarrit në vendin e quajtur Balgjaj, në fshatin Kurdari të bashkisë Klos.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë pyjore. Era e fortë dhe terreni malor e kanë bërë të vështirë punën e efektivëve në terren, ndaj është kërkuar ndërhyrja nga ajri .