AKTUALITET, 30 Prill 2026, 21:39

Zgjedhjet false në PD, Gjinishi: Nuk ka garë brenda partive, sëmundje e madhe

Zgjedhjet false në PD, Gjinishi: Nuk ka garë brenda partive,

Analisti Ermir Gjinishi, e cilësoi farsë kandidimin e një mjekeje përballë Doktor Berishës në garën për kreun e PD-së. Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Gjinishi u shpreh se nuk ka zgjedhje brenda partive në Shqipëri.

“Këto janë cikle që përsëriten te e majta dhe te e djathta. Kur them se nuk ka zgjedhje brenda, kjo është sëmundje e madhe, nuk është thjesht çështja Berisha.

Kjo është një garë e mbyllur pa filluar akoma. PD duhet të kishte një hapje, këtu nuk ka ka kandidatura. Kushdo që del para Berishës, edhe me një garë të rregullt, fiton Berisha. Këta ishin të gjithë me Bashën, Berisha mori partinë.

Unë nuk shoh njerëz që ka njerëz që ndjehen të djathtë dhe nuk duan të shkojnë të kontribuojnë te partia.

Në demokraci duhet të kesh ndërgjegje, ne na mungojnë këta njerëz. Salianji nuk e kërcënonte. Doli edhe kjo zonja, që më duket se është out fare se nuk janë zgjedhje politike për të marrë qeverinë.

Me 43 vota në primare ti kandidon do të doja të ishte me serioze kjo farsë. Është fyese dhe nuk e kuptoj pse”.