AKTUALITET, 24 Shtator 2023, 12:06

Zgjedhjet në Kukës për kryebashkiakun e ri, voton kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’

Zgjedhjet në Kukës për kryebashkiakun e ri, voton kandidati i

Pas Albert Halilajt nga PS, edhe kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Emri Vata i është drejtuar kutisë së votimit për votën e tij. Votimi nisi në orën 07:00, teksa procesi i votimit pritet të mbyllet rreth orës 19:00.

Pjesëmarrja deri në orën 09:00, sipas të dhënave nga ana e KQZ-së ka qenë shumë e ulët. Deri në orën 09:00, kanë votuar vetëm 4 për qind e votuesve.

Kujtojmë që rreth 45 mijë qytetarë kanë të drejtë vote. Kukësi po zgjedh kryebashkiakun e ri pak muaj pas 14 Majit, pas dorëheqjes dhe shkarkimit të Safet Gjicit, i cili u përfshi në një skandal seksual.