TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa tre ditë më parë KQZ i hoqi mandatin e kryebashkiakut, Fredi Beleri ka kërkuar në Gjykatën Administrative pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës për dekretimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme vendore në Bashkinë e Himarës.
Beleri ka depozituar në Gjykatë një kërkesë, përmes të cilës kërkon pezullimin e zbatimit të dekretit. Beleri kërkon pezullimin e zbatimit të dekretit deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për Himarën.
Presidenti i Republikës dekretoi 4 gushtin si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa socialistët kanë caktuar Vangjel Tavon si kandidatin e PS-së për kryebashkiak të Himarës. Opozita në anën tjetër ka akuzuar Presidentin se nuk respektoi asnjë procedurë ligjore për dekretimin e zgjedhjeve në Himarë, duke mos respektuar afatet që përcaktohen në ligj.