AKTUALITET, 4 Nëntor 2024, 11:15

"Yjet janë në rrugën e duhur", Gonzato: KE është gati për të mbështetur planet ambicioze të Shqipërisë. BE duhet të kompletohet

"Yjet janë në rrugën e duhur", Gonzato: KE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato theksoi se BE ka nevojë të kompletohet.

Gonzato: Perspektiva tashmë është reale dhe gati për t’u kapur është e prekshme ashtu siç e thashë edhe në konferencën e shtypit kur dorëzova raportin KE është gati për të mbështetur planet ambicioze të Shqipërisë duhet të përfitojmë nga kjo mundësi në kontekstin gjeo politik, vendet e BE duhet të kompletohemi që t’i japim fuqinë e kapaciteteve BE-së.

“Yjet janë në rrugën e duhur për Shqipërinë”, Gonzato: Anëtarësimi në BE është më shumë se një proces teknik

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të nëntë të Shkollës së Integrimit Europian.

Ai komentoi hapjen e grup kapitullit të parë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku tha se anëtarësimi në BE është më shumë se një proces teknik.

Ndër të tjera ai tha se “duket sikur yjet janë në rrugën e duhur për Shqipërinë”, ndërsa theksoi se mbështetja e Tiranës për BE është shumë e madhe.

“Falënderoj edhe kampusin e Evropës. Jam i kënaqur që kolegët do kontribuojnë në shkollë.

Anëtarësimi në BE është më shumë se proces teknik, është zgjidhje breznie. Duhet reflektuar në politikën e jashtme dhe të brendshme. Po kështu edhe për transformimin që do sjellë në jetën e përditshme.

Duket sikur yjet janë në rrugën e duhur për Shqipërinë. Dikush mund të thotë që mbështetja e Shqipërisë për BE është më e lartë se vendet e BE. Ky është një avantazh dhe duhet ruajtur.

Ju jeni aktorët kryesorë të këtij rrugëtimi.”, tha Gonzato.