AKTUALITET, 16 Mars 2022, 16:12

Xhaçka takon të dërguarin special të OSBE: Mbështesim kryesinë polake! Shqipëria do të punojë me aleatët për të ndalur luftën në Ukrainë

Xhaçka takon të dërguarin special të OSBE: Mbështesim

Ministrja e Jashtme për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është takuar me të dërguarin special të kryesisë së OSBE Artur Dmochowski.

Xhaçka shkruan se Shqipëria mbështet drejtimin e kryesisë polake në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë në Europë.

“Takim mjaft i mirë me të Dërguarin Special të Kryesisë së OSBE-së, Artur Dmochowski.

Mbështesim drejtimin e Kryesisë Polake të OSBE-së në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë në Evropë .

Shqipëria është e përkushtuar ndaj rendit të bazuar në rregulla ndërkombëtare dhe do të punojë ngushtë me aleatët për të ndalur luftën në Ukrainë”, shkruan ajo.