TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forcat ruse dyshohet se kanë rrëmbyer një tjetër kryebashkiak dhe zëvendësin e tij.
Lajmi është bërë publik nga ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Sipas tij, Oleksandr Yakovlev, kryebashkiak i Skadovsk, një qytet port në rajonin Kherson të Ukrainës , dhe zëvendësi i tij, Yuri Palyukh, dyshohet se u kapën nga ushtria ruse.
“Pushtuesit rusë vazhdojnë të rrëmbejnë udhëheqësit lokalë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Ukrainë. Kryetari i bashkisë së Skadovsk Oleksandr Yakovlyev dhe zëvendësi i tij Yurii Palyukh janë rrëmbyer sot.
Shtetet dhe organizatat ndërkombëtare duhet të kërkojnë që Rusia të lirojë menjëherë të gjithë zyrtarët ukrainas të rrëmbyer”, ka shkuar ministri i Jashtëm i Ukrainës.
Russian invaders continue to abduct democratically elected local leaders in Ukraine. Mayor of Skadovsk Oleksandr Yakovlyev and his deputy Yurii Palyukh abducted today. States & international organizations must demand Russia to immediately release all abducted Ukrainian officials! pic.twitter.com/bmaAuurx9h
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) March 16, 2022