TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata do të japë sot verdiktin e saj mbi vulën e Partisë Demokratike, nëse do të qëndrojë në duart e Enkelejd Alibeajt apo do t’i kalojë kryedemokratit Sali Berisha.

Seanca në Apel nis në orën 11:00, ku do të vendoset ankimimin e Alibeajt, i cili kërkon rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim. Ndërkohë në këtë gjykatë janë shtuar masat e sigurisë. Alibeaj përfaqësohet në gjykatë nga Indrit Sefa.

Procesi gjyqësor kryesohet nga Elona Mihali dhe anëtarë janë Irdia Kacerja dhe Astrit Kalaja. Nuk përjashtohen mundësitë që çështja të kthehet në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe nëse ndodh ky skenar, rrezikon që PD e Berishës mos të regjistrohet në zgjedhje.

Pas një ore opozita nis protestën kombëtare, e cila do të mbahet para Kryeministrisë. Protesta do të nisë në orën 12:00, ndërkohë që Berisha tha se tubimi nuk kishte lidhje me vendimin që do të jepte gjykata për vulën.